Myftiu i Korçës, Haxhi Qazim Muçi: Mospunësimi i myslimanëve në bashki, shteti të ndërhyjë

821
Tashmë askush nuk ka dyshim se me një pjesë të popullsisë së qytetit të Korçës dhe konkretisht me myslimanët e saj, është luajtur një lojë e felliqur, veçanërisht përgjatë dy mandateve të Niko Peleshit, zëvëndëskryeministër i sotëm i qeverisë dhe kandidatit (për herë të dytë) për kryetar bashkie, Sotiraq Filos, ku në këtë shtrirje kohore Bashkia e Korçës u shndërrua në vend punësimi vetëm për ortodoksët, pasi punësimi për myslimanët ishte dhe vazhdon të mbetet diskriminues dhe i papërfillshëm. Së fundi, nga burimet tona të sigurta u informuam se edhe priftërinjtë e Selanikut po tentojnë ta shndërrojnë në kishë xhaminë e kalasë së Leskovikut. Ç’punë kanë klerikët e Greqisë me objeketet tona shqiptare të kulteve fetare, ende nuk e kemi të qartë. Megjithatë, denigrimi është i hapur, i qartë, i dukshëm dhe i pafshehur. Karshillëku evidentohet gjithandej: të kalldrëmet rreth xhamisë, te sheshet e saj, te ambientet përreth dhe kudo tjetër që ka lidhje me të, qartësisht të bie në sy mungesa tërësore e investimeve për 25 vjet me radhë. Të lodhur nga kjo situatë anormale, shumë prej banorëve që banojë te lagjja e Xhamisë, para disa vitesh, iu drejtuan me një letër Këshillit të Bashkisë për të gjitha problemet e ngritura më sipër që kanë lidhje me mungesën e investimeve dhe punët e kryera pa cilësi, por edhe nga kjo letër asgjë nuk ndryshoj; gjithçka mbeti ashtu si edhe më parë. Ndodh kështu edhe pse xhamia e Korçës është monument kulture i kategorisë së parë, e cila u ndërtua nga themeluesi i qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori. Ndaj, për të gjitha arsyet e mësipërme ne kntaktuam edhe me Myftiun e Korçës, Haxhi Qazim Muçi,, i cili u tregua mjaft i rezervuar në përgjigjet e tij, por që gjithsesi ne e morëm një përgjigje të tij.
Sigal

Z. Haxhi Qazim Muçi, aktualisht është i evidentuar fakti që bashkia e Korçës ka një numër minimal të të punësuarve myslimanë, kini dijeni për këtë gjë dhe cili është komenti juaj?

Sigurisht, ashtu si çdo qytetar tjetër i Korçës edhe unë e kam dëgjuar se gjithnjë e më shumë po thuhet se numri i myslimanëve të punësuar në Bashki është i vogël, por kjo nuk është detyra e Myftinisë së Korçës, ne jemi një institucion fetar. Shteti dhe feja janë të ndara nga njëri-tjetra. Pra, i takon shtetit të bëjë investigimet e veta, Ai ka të gjitha strukturat dhe organet kompetente; mund të bëjë çdo verifikim dhe të nxjerrë motivet pse ka ndodhur kështu dhe ndërkaq të marrë të gjitha masat që i sheh të arsyeshme dhe të nevojshme. Mendoj se askush nuk do ta dëshironte një ndarje të tillë, qoftë ai mysliman apo i krishterë. Gjëra të tilla nuk sjellin asgjë të mirë. Gjithsesi, siç e theksova edhe më sipër, ky është mendimi im si qytetar, përgjegjësitë i takojnë shtetit, ne nuk kemi të dhëna konkrete.

Në pjesën e përpara xhamisë, rruga e saj është shtruar me kalldrëm; i përmbush standartet ky investim?

E vërteta është se investimi i kryer përpra xhamisë për shtrimin e rrugës me kalldrëm nuk përmush asnjë standard. Gurët e kalldrëmit kanë filluar të lëvizin, nuk ka patur kujdes në shtrimin e saj, nuk është hedhur në plan nivelimi, janë krijuar gropa, pusetat e ujërave të bardha nuk funksionojnë, trotuaret gjithashtu janë në gjendje të keqe. Gjithë pamja e rrugës lë për të dëshiruar.

Pse ka ndhur kështu, cili është mendimi juaj?

Nuk di të them cilat kanë qenë arsyet dhe pse u krye një punë kaq e dobët, aq më shumë që kjo rrugë gjendet përpara xhamisë, e cila është një nga institucionet e rëndësishme për banorët e këtij qyteti. Sigurisht, meqë rruga kishte lidhje me xhaminë, e vura në dijeni ish-kryetarin e bashkisë z. Niko Peleshi (atëherë ishte ai kryetar bashkie) dhe Peleshi më premtoi që do ta prishte rrugën dhe do ta shtronte me kalldrëm sërish nga e para

Me sa shohim rruga nuk ka ndonjë ndryshim?

Deri më tani nuk është vënë dorë, por Peleshi më premtoi…

Po për pjesën anësore të xhamisë ç’mund të na thoni, pasi zona aty është shndërruar në vend grumbullimi për plehrat?

Edhe për këtë zonë më është premtuar si nga z. Peleshi ashtu edhe nga z. Filo që do të shndërrohet në lulishte ku do të kryhen edhe investime të tjera në funksion të saj

Deri më tani nuk shohim ndonjë ndërhyrje konkrete?

Nuk di çfarë të them më shumë, nga ana e tyre (Filo-Peleshi) na u premtua dhe ne shpresojmë që të nisin nga punimet

Pas 25 vitesh demokraci vihet re ky kontrast: një katedrale me një shesh përpara mjaft të gjerë dhe luksoz dhe një xhami e lënë pas dore tërësisht, përsa u përket investimeve që duhej të ishin kryer nga bashkia; keni një koment për këtë?

Edhe për këtë nuk mund të them ndonjë gjë më shumë, gjithçka flet vetë…

Edhe një pyetje të fundit. nga burimet tona dimë se xhamia në kalanë e Leskovikut po tentohet të merret nga kisha, ndërsa po ndërhyet edhe nga priftërinjtë e Selanikut, sa e vërtetë është kjo?

Informacioni juaj është i saktë. Pronësinë e xhamisë në kalanë e Leskovikut, po e pretendon edhe kisha, por ajo që po na lë të habitur është ndërhyrja e priftërinjve të Selanikut, të cilët pretendojnë se kjo xhami në krye të herës ka qenë kishë ortodokse. Ndërkaq prifti i Leskovikut ka shkuar te xhamia dhe ka vendosur një kryq. Sigurisht ne do t’u drejtohemi organeve kompetentëve, pasi konflikte të tilla nuk mund të zgjidhen me vetëgjyqësi, ashtu siç po bën prifti i Leskovikut ose siç pretendon ai i Selanikut. Ndaj, e theksoj edhe njëherë: i takon shtetit të mos lejojë shpërthimin e konflikteve të tilla, ai i ka të gjitha mundësitë që gjithçka të zgjidhet në kohë dhe drejt.