Myftiu i Beogradit: Kërcënim për muslimanët, të vetëquajturit islamistë

585
TIRANË – Ndërsa Myftiu i Tiranës Ylli Guri foli se 140 shqiptarë që kanë ikur drejt Sirisë, kolegu i tij në Beograd myftiu Muhamed Jusufspahic ka të njëjtin problem. Kryeqyteti serb numëron rreth 200 mijë myslimanë, një pjesë e të cilëve gjithashtu janë nisur për xhihad në Siri.
“Ndjehemi të kërcënuar, njësoj si imamët kolegët e mi në Paris dhe vende të tjera evropiane. Por ndjehemi më tepër të kërcënuar nga këta të vetëquajturit islamistë. Sepse ne jemi myslimanë, që do të thotë njerëz të paqes. Ata kanë keqkuptuar këtë term dhe librin e shenjtë. Islamistë do të thotë shërbëtorë të fesë në vetvete, ndërsa ne jemi shërbëtorë të zotit. Më të kërcënuarit jemi vetë në myslimanët, madje dhe teksa eci para xhamisë sime sepse këta ekstremistë kanë mbrapshtuar fenë. Edhe nga Serbia kanë ikur shumë drejt ISIS, ky është problem ynë i madh”, – tha Muhamed Jusufspahic, myftiu i Beogradit. –
Sigal