Mustafaj: Largimi i Ramës dhe qeveria tranzitore s’janë tabu

508
Sigal

Për shkrimtarin dhe analistin Besnik Mustafaj zgjidhja në raste krizash duhet të vijë nga qeveria. Duke komentuar në studion e News 24 situatën që po kalon vendi, pas djegies së mandateve dhe nisjes së protestave kombëtare, Mustafaj tha se opozita nuk tashmë asnjë rrugë tjetër veç protestave. Ai deklaroi gjithashtu se largimi i Edi Ramës dhe formimi i qeverisë tranzitore nuk janë tabu. Këto janë rrugëzgjidhja e krizës, tha ai.

“Formimi i qeverisë tranzitore dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk është tabu. E thanë edhe miqtë tanë gjermanë. Në situatën ku jemi ne, protestat janë të nevojshme. Zgjidhjet në raste krizash vijnë nga qeveria. Edi Rama me përforcimin e këmbënguljes së tij, në fakt tregon se ai nuk njeh realitetin. Dhe përgjigjen e merr nga protestuesit. Por unë shpresoj që të mos shkojmë drejt konfrontimit. Nuk prodhon rezultat kjo. Rezultat prodhon insistimi deri në momentin e fundit”, u shpreh Mustafaj.

Ish-ministri i jashtëm në qeverinë e PD, veçoi gjithashtu deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit një ditë më parë, e cila bëri thirrje për protestë paqësore. Sipas tij, ky qëndrim i Kryemadhit vjen pas vizitës së saj në SHBA.