Mure të çarë dhe lagështirë, 200 nxënës në Krujë mësojnë në kushte të mjerueshme

88
Mure të çarë e më lagështirë sheh në gjithë godinën, në të cilën mësojnë dhe kalojnë një pjesë të mirë të ditës nxënësit në fshatin Kurcaj të Krujës, por jo vetëm. Shkolla 9-vjeçare “Vesel Brama” është në gjendje kaq të amortizuar thonë drejtuesit e saj sa jo vetëm mësim normal s’mund të bëhet, por në rrezik është dhe jeta e fëmijëve, për shkak të çarjeve të shumta në mure dhe tavan.
Drejtuesit e shkollës kanë vënë në dijeni dhe autoritetet për këtë gjendje.
Shkolla u rikonstruktua totalisht në vitin 2000, por gjendja e saj u bë më keq se më parë.
Sikur mos mjaftonte kjo një tjetër rrezik për të vegjlit është dhe rruga që kalon ngjitur me shkollën, nga e cila ka rrëshqitje të vazhdueshme gurësh dhe dherash, veçanërisht në mot me reshje.
Në këtë shkolle 9-vjeçare mësojnë 200 nxënës.