Mungonin avokatët për grupin e Lazaratit, seanca tjetër më 28 korrik

476
TIRANË – Ka dështuar sërish procesi për 12 të pandehurit e Lazaratit përfshi Gate Mamhmutajn dhe Arbion Alikon. Shkak për mos nisjen e gjykimit ndaj tyre është bërë sërish mungesa e avokatëve si një seancë më parë.
Krimet e Rënda vendosën që ky proces të zhvillohet çdo të mërkurë të javës, ndërsa pritet që seanca e fundit për këtë sezon të mbahet më 28 korrik e më pas procesi të transferohet në muajin shtator për shkak të pushimeve verore.
Gate Mahmutaj dhe Arbion Aliko gjykohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që qëlloi ndaj policisë në aksionin e një viti më parë në fshatin e Lazaratit kundër kultivimit të lëndës narkotike. 20-vjecari Aliko është i akuzuar edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor të 2015-ës.
Sigal