Mungesa e sinjalistikës, automjeti rrëzohet dhe bie në kanal

439
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku në hyrje të autostradës Vlorë-Levan, një automjet tip Benz me targa AA 730 PH është rrëzuar në një kanal të hapur nga punimet për bypass-in. Njoftimi i policisë: “Rreth orës 19:15, në autostradën e Vlorës, në afërsi të “Pusit të Mezinit” automjeti tip Benz me targë AA 730 PH, me drejtues shtetasin L.B., 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të saj.” Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili ështe dëmtuar lehtë. Ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sigal