Mungesa e rojeve bregdetare, tre pushues rrezikojnë jetën në Velipojë

565
Sigal

Deri më tani tre persona kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Velipojës, shkak për këtë është bërë mungesa e rojeve bregdetare.

Ngjarja e fundit është shënuar ditën e sotme ku një fëmijë rreth 13 vjeç ka rrezikuar të mbytet teksa ishte duke u larë në plazh, por fal ndërhyrjes së shpejt të plazhistve ka shpëtuar.

Edhe pse sezoni ka nisur zyrtarisht dhe pushuesit vendas dhe të huaj kanë pushtuar plazhet duket se ende nuk janë marrë masat e nevojshme për të vendosur roje bregdetare në plazhe e për të shmangur raste të tilla që mund të kthehen në tragjedi.