Motrat minorene ja hedhin shqiptarëve, si po terrorizohet Genova

634
Dy motra italiane minorene, 14 dhe 17 vjeç të cilat ishin të vetme në shtëpi janë përballur me një skenë të frikshme.
Dy shqiptarë kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e tyre për të kryer vjedhje, por në fakt janë hajdutët ata që e kanë pësuar keq. Vajzat i kanë parë hajdutët teksa përpiqeshin të futeshin në banesë dhe kanë njoftuar menjëherë karabinerët, të cilët bënë të mundur arrestimin e tyre. 
Një shqiptar 18 vjeç rezident në Genova dhe një tjetër 16-vjeçar, ishin personat që do të kryenin vjedhjen.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në Cogoleto. Sipas mediave italiane, 18-vjecari shqiptarë kishte precedentë të mëparshëm penalë. 
Mediat shkruajnë se në këtë zonë të Genovës banorët, sidomos ata në zona më të izoluara janë organizuar në grupe chati në aplikacionin Whatsapp për të sinjalizuar njëri-tjetrin në situata të mundshme vjedhjes. Vetëm gjatë ditës së djeshme në Genova hajdutët kanë vepruar në 7 raste, por jo në të gjitha banesat ja kanë dalë të vjedhin.
Sigal