Të mërkurën, territori dominohet nga kthjellimet deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore.
Pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qender por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C.