Moti, ulen temperaturat dhe priten reshje shiu

567
Sigal

E shtunë, 30 nëntor 2019. Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.30) priten reshje në të gjithë territorin.

Reshjet priten të jenë mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës Tiranë, Elbasan dhe deri lokalisht mesatare ne qarqet Fier, Berat. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje të dobëta.

Ne qarqet ku priten reshje mesatare ato mund të jenë të shoqëruara me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16 °C

në vendet e ulëta: 13 / 14 °C

në vendet malore: 5 / 10 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.