Moti për sot, stuhi dhe shkarkesa elektrike

603
Sigal

Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të shkaktojë reshje shiu me intensitet të lartë me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë Ultësirës perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi maksimale 15-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 14/18°C
Zonat e ulëta 18/24°C
Zonat bregdetare 19/24°C.