Sigal

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Rreziku për reshje shiut, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, është shumë i ulët.

Ndërsa rreziku për zjarre do të jetë më i lartë.

Kështu thuhet në parashikimi e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Parashikimi motit për paditen e sotme dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta, lokalisht deri mesatare në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 34 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel ‘i moderuar’ i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Berat dhe Korçë, ku pritet niveli ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje).

Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Image