Moti për plazh, shqiptarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë (Foto)

482
Sigal

Qytetarët e Kosovës duket se mezi kanë pritur përmirësimin e motit.

Me qindra automjete e autobuze të organizuar janë drejtuar për bregdet për të kaluar fundjavën.

Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 07:00, është shënuar dhe piku i fluksit të lartë.

Policia kufitare në Morinë ka punuar me procedurë të përshpejtuar madje për disa kohë është shmangur edhe kontrolli rutinë për të mos krijuar radhë e pengesa.