Sigal

Pasditen e sotme dhe nesër priten reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa zona të izoluara mund të ketë edhe shtrëngata shiu.

Gjithashtu edhe rreziku i zjarreve është më i lartë këtë fundjavë.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.