Moti për ditën e nesërme në Shqipëri, këto janë qytetet ku priten reshje dëbore

338

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë parashikimin e motit për sot dhe nesër, ku mësohet se ditën e nesërme do të ketë reshje shiu dhe dëbore.

Sipas IGJEUM, të mërkurën, datë 3 janar 2018, në mbrëmje dhe deri në orët e para të ditës së nesërme, e enjte, datë 4 janar 2018, do të ketë reshje të dobëta, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri dhe në lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër (e enjte, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 13 °C

në vendet e ulëta:  4 °C / 12 °C

në vendet malore:  -2 °C / 6 °C.

Sot (e mërkurë, dt.03) dhe nesër (e enjte, dt.04) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdetin e jugut deri mesatare.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/moti-per-diten-e-neserme-ne-shqiperi-keto-jane-qytetet-ku-priten-reshje-debore-482253/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright