Moti/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia, ja zonat ku do ketë reshje shiu sot

595
Para se të dilni nga shtëpia sot bëni mirë t’i hidhni një sy parashikimit të motit, për të parë nëse qyteti ku jetoni do të ketë apo jo reshje shiu.

Sipas meteorologëve, i gjithë vendi do të dominohet nga vranësirat, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore do të ketë edhe reshje shiu. Prandaj, nëse jetoni në kryeqytet bëni mirë të mos dilni nga shtëpia pa çadër pasi vranësirat do shoqëroohen edhe me reshje shiu, sipas Meteoalb.

Reshjet pritet të bëhen më intensive gjatë natës, ku parashikohet të ketë shira në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu është parashikuar që të shtunën të ketë edhe reshje bore së zonat e thella malore në veri – verilindje.
PARASHIKIMI PËR SOT SIPAS METEOALB

E PREMTE: zonat veriore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët dominon Jugun. Vranësirat shtohen gradualisht duke sjellë shira të dobët në veri dhe qendër. Pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira e shira të dobët deri në mbrëmje kur shira të dendur përfshijnë zonat veriperëndimore dhe qendrore. Gjatë natës, shirat shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës reshje dëbore shfaqen në zonat e thella malore në veri – verilindje.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rënie më e ndjeshme do të shënohet në vlerat termike të mesditës.
Sigal