MOTI / Ja kur do të ketë rritje të temperaturave

482
Sigal

“ Territori shqiptar do
ta ndjej rritjen e temperaturave mesditën e së mërkurës”, kështu ka deklaruar
sinoptikania e meteoalb Tanja Porja e ftuar në panelin e emisionit Opinion.

Sipas saj ky i ftohtë me temperatura deri në -60gradë vjen nga zonat polare drejt
Evropës juglindore e me pas deri poshtë në Ballkan. “Ajri i ftohtë polar ka
ardhur direkt, drejtpërdrejtë nga zonat polare drejt Ballkanit.

Këto masa ajrore kanë
ardhur për tre, katër ditë drejtë vendit tonë.

Në Shqipëri do të ketë
një rritje të lehtë të temperaturave të mërkurën, por rritja që do të ndihet
ndjeshëm do të jetë të premte dhe të shtunë. Kryesisht veriu dhe verilindja do
të mbeten me -7grade”, është shprehur Porja.