Moti i keq/ Situatë emergjente në minierën e Bulqizës, apel për shmangien e katastrofës

66

Miniera
e Bulqizës ndodhet në prag të një katastrofe e cila mund të shkaktojë dëme në
njerëz (në radhë të parë) si dhe dëme në natyrë dhe në vetë bizneset që
funksionojnë atje.

Reshjet e dendura të ditëve të
fundit e kanë vështirësuar shumë situatën në minierën e Bulqizës duke krijuar
një situatë shumë të vështirë dhe njëkohësisht të rrezikshme për punonjësit e
kësaj miniere.

Ajo që e përkeqëson edhe më shumë
situatën është pikërisht mungesa e disiplinimit të ujërave të galerive të
subjekteve përreth minierës, që mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.

Miniera e Bulqizës e ka të pamundur
për të mbajtur situatën nën kontroll.

Duke qenë se situata mund të përkeqësohet në çdo moment bëhet apel për
ndërhyrje të menjëhershme të subjekteve që zotërojnë galeritë përreth, të
autoriteteve lokale dhe qendrore për të evituar çdo lloj katastrofe apo
tragjedie në këto kushte./BW/