Moti i keq/ Reshje të dendura shiu në gjithë vendin, rrezik për përmbytje

528
Sigal

Gjatë
ditës së sotme, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me reshje të dendura
shiu, lokalisht shtrëngata dhe stuhi, ndërsa në zonat malore nv verilindje
parashikohen reshje dëbore në lartësi.

Reshjet e ditëve të fundit në vend
kanë shkaktur përmbytje në disa zona, dhe disa familje u evakuuan për shkak se
shtëpitë e tyre ishin në ujë. Me rikthimin e reshjeve, ndihet edhe rreziku i
përmbytjeve edhe për shkak të rritjes së nivelit të prurjeve të lumenjve.

Dy ditë më parë, lumi Vjosa doli
nga shtrati tek Ura e Mifolit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, e po kështu
sipërfaqe të mëdha toke në zona të tjera të vendit ndodhen nën ujë.

Sipas sinoptikanëve, pjesa e dytë e
ditës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitet të shirave në vend duke
bërë që herë pas here të ketë pauza. Gjatë natës nuk pritet të ketë reshje në
të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë
rritje të lehtë orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të
tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me
shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në det do të
gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

PARASHIKIMI

Era do të jetë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-25m/sek.
Mjegull/Mjegullinë për shkak të reshjeve. Deti i forcës 6 me lartësi valë 5.0
metër.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore 5/10°C

Vendet e ulta 8/16°C

Vendet bregdetare 8/16°C