Moti i keq – Probleme me energjinë, ja zonat me defekte

482
Sigal

Moti i keq që ka
përfshirë vendin, ka sjell jo vetëm përmbytje në Qarkun e Lezhës, por edhe
mungesë të energjisë në disa zona malore të vendit. Në një njoftim për shtyp,
OSHEE bënë me dije se po ndjek me përparësi furnizimin me energji elektrike në
gjithë vendin, ndërsa në gatishmëri në terren janë 1200 punonjës.

Nga monitorimi i
situatës së deritanishme, probleme me dritat evidentohen në zonat rurale,
sidomos ato malore. Po ashtu, OSHEE bënë me dije se të gjitha spitalet dhe
institucionet e rëndësisë së veçantë furnizohen me energji, sikurse të gjitha
stacionet dhe linjat e të sisionit të lartë janë në funksion të plotë.

Aktualisht rajonet më
të prekura nga defektet është rajoni i Tiranës (fshatrat perreth), ashtu si
Shkodra dhe Burreli. Defektet kanë ardhur për shkak të motit të keq që ka
përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme e në vazhdim. Fiderat e stakuar në
avari janë kryesisht fidera që furnizojnë zona rurale, kjo paraqet vështirësi
në riparimin në një kohe sa më të shpejtë të defekteve. Gjithashtu grupet e
terrenit te OSHEE-se në të gjitha rajonet janë në terren për eliminimin e
avarive te mbetura dhe për kthimin e situatës në normalitet të plotë.