Moti i keq/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, vonesa me mbërritjen e trageteve

810
Moti i keq dhe me erëra të forta ka sjellë pezullimin e lundrimit në portin e Vlorës. “BalkanWeb” mëson se pezullimi i lundrimi është bërë për shkak të detit të trazuar dhe me shumë dallgë. Gjithashtu për shkak të motit të keq priten vonesa në linjën e tragetit Brindisi-Vlorë. Në portin e Durrësit nuk paraqiten probleme.
Sigal