Moti i keq, përmbytje në Fier dhe Durrës, reshje bore në veri

851
Reshjet e dendura të shiut gjatë diës së djeshme, por edhe gjartë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona dhe rrugë, por edhe daljen elumenjëve nga shtrati. 
Banorët e zonës tek ish-këneta në Durrës kanë kontaktuar me A1 Report duke apeluar edhe për ndihmë duke shtuar se askush nuk po u shkon në ndihmë, për shkak se Institucionet janë pushim. Ata theksojnë se uji ka hyrë tashmë në banesat e tyre apo edhe në disa biznese.
Mbrëmjen e kaluar në Durrës uji për minuta të tëra ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet, 14, 17, 18 dhe në afërsi të stacionit të trenit. Shkak për këtë situatë është bërë mos funksionimi i rrjetit të kanalizimeve.
Ndërkohë që në Fier lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij. lagjet e përmbytura deri tani në Fier janë ‘1 Maji’ dhe ‘Konferenca e Pezës’
Ndërsa Shqipëria e mesme has problemin e përmbytjeve për shkak të reshjeve të shiut në veri problematika lidhet me reshjet e dëborës. Aktualisht trashësia e borës në qytetet e Kukësit dhe Krumës është 20 cm, ndërkohë që në zonat malore ka arritur në 45 cm.
Ora 09:02 Veriu mbulohet nga bora, Kukësi dhe Hasi pa energji
Rrethet Kukës dhe Has nuk furnizohen me energji elektrik dhe shkak është bërë një defekt në linjën 110 kW që vjen nga Fushë Arrëzi. Aktualisht trashësia e borës në qytetet e Kukësit dhe Krumës është 20 cm nderkohe qe ne zonat malore ka arritur ne 45 cm. Tropoja ka me pak reshje dhe furnizohet me energji. Rruga e Kombit është e qarkullueshme, pa zinxhirë, ndërkohë që në rrugët rurale qarkullimi bëhet me zinxhirë. E bllokuar është komuna Arren, Kalis, Grykë Caje.
Ora 08:40 Përmbytje në Durrës, Banorët: Askush nuk po na ndihmon janë pushim
“Askush nuk na vjen në ndihmë për përmbytjet Institucionet shtetërore janë pushim”- deklarojnë banorë të qytetit të Durrësit banesat e të cilëve janë përmbytur. 
Sigal