Sigal

Pas Italisë, moti i keq ka pushtuar edhe vendin tonë. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në dy qytetet bregdetare të Durrësit dhe Vlorës.

Disa rrugë të rëndësishme janë bllokuar nga uji. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët e qytetit të Durrësit të mbushen me ujë.

Ndërkaq në të gjithë portin e Durrësit është pezulluar edhe aktiviteti.
E njëjta situatë raportohet edhe në qytetin e Vlorës, ku më pak se 10 minuta reshje shiu me itensitet të lartë kanë mjaftuar që të përmbyten disa rrugë dhe lagje të rëndësishme.