Moti i keq/ Pema rrëzohet nga era e fortë, bllokohet rruga Tiranë – Elbasan

471
Sigal

Një pemë ka rënë në mes të rrugës për në Elbasan, në Ibë.  Një ngjarje  që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

“Na ka shpëtuar zoti, ishim të parët që po ecnim kur ra një shtyllë dhe një pemë. Fati jonë që nuk ishim me shpejtësi, pasi pema mund të na kishte rënë në makinë. Frynë një erë e tmerrshme”, tregon një udhëtar.

Kjo situatë ka sjellë trafik mjaft të rënduar në rrugën për në Elbasan, ku e bllokuar ka mbetur edhe një ambulancë.