Moti i keq/ OSHEE: Probleme në nënstacionin Tuç në Fushë-Arrëz

592
Shirat e mbrëmjes së të mërkurës sollën një sërë defektesh në disa zona të vendit, për të cilat OSHEE njofton se janë rikthyer në punë nënstacionet e dëmtuara. Sipas informacionit zyrtar, avari kanë pasur linjat 30 kV Shkozet- Shijak, Shijak – Fllakë të cilat furnizojnë me energji n/stacionet Shijak, Manzë dhe Vorë, n/stacioni i Valiasit, Xhuherinë dhe Tuc. Gjithashtu u dëmtua dhe transformatori në n/stacionin Mëzez.
Grupet e punës së OSHEE kanë riparuar mëngjesin e sotëm të gjitha defektet, duke rikthyer energjinë në të gjitha këto nënstacione. Grupet e avarisë punuan dhe në nënstacionin Valias për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në disa zona periferike të Tiranës si: Valiasi, Laknasi, Berxullë, Domje, Kamëz (zona Verilindore dhe Juglindore e qytetit), Ura e Tapizës, Pompat e Ujit Deka.
Sigal