Moti i keq, OSHEE jep të dhëna për situatën e furnizimit me energji

504
Moti i keq OSHEE jep të dhëna për situatën e furnizimit me energji Operatiori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) jep të dhëna për situatën e furnizimit me energji pas gjëndjes së rënduar të motit.

Sipas OSHEE-së problem më të madh kanë zonat rurale, ndërsa të gjitha spitalet furnizohen me energji.
Nga avaritë e tensionit të lartë janë prekur linja 30-3/1 Shijak-Ndroq dhe 30-5 Shkozet -Mali i Robit, lajmëron OSHEE.
Në Shkozet po punohet për të zëvendësuar transformatorin e dëmtuar.
Pa energji kanë mbetur nënstacionet Durrës dhe Porto Romano. Ndërkohë në gatishmëri janë 1200 punonjës te ndarë në 16 grupe per riparimin e defekteve, si dhe të gjithë hidrovorët janë në punë.
Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, OSHEE njofton se janë prekur këto zona:
Gjirokastra
Ka në avari 12fidra si pasoje e erës së forte dhe kohës së keqe me shi gjate natës e në vazhdim. Zonat e mbetura pa energji janë: Ballaban, Piskovë, Sukë, Lekli, Lunxheri/ Kelcyrë; Zagori, Lazarat /qytet Gjirokastër, Kosine Petran/ Permet
Kukës
Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Rexhepaj, Kalimash, Cahan, Qytet Kukes; Lekbibaj, Fierzë, Rragam, Valbonë, Bujan Pac në Bajram Curri
Burrel
Ka në avari 14 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: zonat Shupenzë, Kraste, Komsi, Klos, Cerrunje, Sllove, Zall Dardhe
Durrës
Ka në avari 19 fidra dhe zonat e mbetura pa energji jane zonat Xhafzotaj, Spitallë, Romanat, Koxhas dhe ish Kenete
Sigal