Moti i keq, OSHEE: 8 fidera me defekt, vijon puna në terren

125

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta, rrjeti i shpërndarjes është prekur nga defektet në disa linja të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Kompania OSHEE ka angazhuar në terren 1800 punonjësit e saj, të organizuar në 11 brigada avarie për çdo rajon, të cilët vijojnë të punojnë për riparimin e avarive në të gjitha zonat ku raportohen ato.

Sipas informacionit të orës 13:00, nga 11 dispeceritë rajonale të OSHEE në vend, janë 8 fidera me defekt në mbarë vendin nga 1174 që është numri në total i tyre.

Zonat që janë pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë: Pjesërisht Unaza e Re ku është djegur transformatori në një prej kabinave që furnizon këtë zonë

Rajoni Elbasan: Cërrujë/Gramsh

Rajoni Korçë: Fshati Cemericë

Rajoni Fier me lagjet: Qenas, Kastriot, 16 Prilli

Rajoni Vlorë: Gorisht

Rajoni Kukës: Pjesërisht Fajzë, Shemri, Qarr, Antenat/Has, pjesërisht Lekbibaj, Rragam, Qytet Fierzë

Rajoni Shkodër: Arrës, Miliska, Iballë/Puke si dhe lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë, Lagjet: Dobraç, Rus, Kiras, policia, F.N.Sh/Shkoder

Rajoni Burrel: Pjesërisht Lagjet Ish.Grumbullimi, Kulla Spital dhe Fshatrat: Plloxhan, Tomin, Pjesërisht Ish. Kom. Tomin) Ujësjellësi Peshkopi.

Zonat në të cilat është rikthyer energjia:
Rajoni Korçë: Gostivisht/Erseke ;