Sigal

Stuhia e sotme në Tiranë nuk shkaktoi vetëm probleme në qarkullim.

Në një nga rrugët pas Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, një pemë është dëmtuar nga furtuna dhe ka rënë mbi një automjet të parkuar anës rrugës.

Siç duket edhe nga fotot, pema i ka shpëtuar shkuljes nga rrënjët, por një prej degëve të saj është shkëputur nga trungu për t’u rrëzuar, duke bllokuar edhe trotuarin e këmbësorëve.

Për fat të mirë në atë moment nuk ka pasur kalimtarë, duke mos shkaktuar të lënduar.