Moti i keq në kryeqytet, Lana dhe Erzeni dalin nga shtrati, evakuohen 40 familje

707
Edhe sot në mbrëmje situata në kryeqytet vazhdon të paraqitet kritike për shkak të reshjeve masive. Lumi i Tiranës dhe lumi Lana kanë arritur nivelin e tyre maksimal, duke paraqitur rrezik serioz për daljen e tyre nga shtrati.
Në zonën e Bregut të Lumit dhe Babrru situata paraqitet tejet e rëndë. Në orët e mbrëmjes informohej se janë afërsisht rreth 35-40 familje të komunitetit rom që janë evakuar. Problematikë e vërejtur edhe për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.a
Lumi Lana i cili përshkon kryeqytetin mes për mes është fryrë duke dalë arritur në pikën më të lartë të shtratit prej betoni. Në disa zona Lana ka dalë dhe në lulishte. Por nuk rrezikon të dalë në rrugë. Në Yrshek, Njësia Administrative Kashar, është evidentuar dalja e lumit të Lanës nga shtrati. Bashkia eshte marrë me mbushjen me inerte dhe gurë e pjesëve të gërryera në lumin e Tiranës dhe Lanës për evitimin e daljes nga shtrati.
Me vështirësi të shumta janë përballur banorët e Bregut të Lumit tek Ura e Babrroit në Tiranë, banesat e të cilëve u përfshinë nga ujrat e lumit të Tiranës i cili rrezikon të dalë nga shtrati. Në disa lagje të Tiranës, vihet re dhe prezencë uji në disa banesa por dhe në rrugë.
Ora News ka qënë pranë familjeve të cilëve edhe pse u rrezikohej jeta nuk kanë braktisur shtëpitë e tyre por bënë gjithcka për të shpëtuar ato pak orendi që u kishin mbetur. Në mesditë Ministria e Brendshme deklaroi se janë evakuar 28 familje ë Babrru dhe tek Bregu i Lumit pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet.
Banorët më të rrezikuar janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe të shpëtojnë çtë mundin nga orenditë shtëpiake.
Siç tregojnë pamjet situata është mjaft e rëndë dhe banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për zgjidhjen njëherë e mirë të cështjes së përmbytjeve që përsëritet sa herë që ka reshje shiu.
Nga informacionet e dhëna nga Shërbimi Meterologjik i Forcave Ajrore, koha do të jetë me reshje deri nesër në mesditë, por me intesitet më të ulët dhe nuk priten problematikat e sotme.
Ora 22: 20 Problematikat sipas njësive, raportimi i bashkise
Njësia Administrative 1
Situatë problematike tek Ura Pasarel në Shkozë, ura Lanabregas dhe tek ish-Liqeni i Shkozës, si dhe disa probleme me bllokime pusetash në rrugën Ali Demi e Agush Gjergjevica.
Njësia Administrative 2
Problematikë në zonën e Saukut të vjetër, te nënkalimi që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, te përroi i Gogës, në fundin e rrugës “Gramoz Pashko”, si dhe te rruga “Kadri Kërciku”.
Njësia Administrative 3
Problematikë e shfaqur në rrugën Selman Riza te Kodra e Priftit, pa probleme në zona të tjera.
Njësia Administrative 4
Problematikë në zonën e Bregut të Lumit, në rrugën “Hamdi Ferhati“, në rrugën “Xhaferr Zelka” dhe në rrugën “Hava Murati”, prane urës së Babrroit.
Njësia Administrative 5
Problematikë në rrugën “Mentor Xhemali”, “Gjovalin Gjadri”, “Nuçi Naçi”, si dhe në zonën e pallateve të aviacionit të ri dhe bodrumet e pallateve “1 Maj”.
Njësia Administrative 6
Problematikë në kanalin te rruga e Qelqit, zona Misto Mame, rruga Hamdi Cullhaj, zona e ish Kombinatit Tekstil, zona e Kodër Sharrë.
Njësia Administrative 7
Nuk ka pasur probleme
Njësia Administrative 8
Problematikë në nga rr.”Zenel Bastari” deri tek rr.”Besa”, si dhe në territorin i cili ndodhet në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Tiranës. Gjithashtu, problematikë e madhe edhe buzë lumit të Tiranës në ekstremin veri-lindor të territorit të Tiranës.
Njësia Administrative 9
Problematikë në rrugën Llazar Shapatini, si dhe një segment te rruga Siri Kodra dhe Don Bosko.
Njësia Administrative 10
Nuk ka pasur probleme.
Njësia Administrative 11
Problematikë në rrugën “Mersin Mema”, në rrugën “Jusuf Gervalla”, “Gani Kryeziu”, te rrugët “Don Bosko”, “Egnatia” dhe “Hysni Gerbolli”.
Njësia Administrative Kashar
Problematika kryesore është eviddentuar në Yrshek për shkak të daljes së lumit të Lanës.
Njësia Administrative Ndroq
Problematikë e vërejtur për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.
Njësia Administrative Vaqarr
Problematikë në fshatin Bulticë, ku si rrjedhoje ka përmbytje të tokave bujqësore, në fshatrat e tjerë situata është normale.
Njësia Administrative Zall Herr
Problematikë me dy urat në fshatin Kasallë dhe Cerkezë, rrezikohet dëmtimi i urës së fshatit Pinar.
Njësia Administrative Dajt
Problematikë në Qesarakë, rrëshkitje dherash në rr. Nacionale Dajt dhe nga dalja e përroit në Lanabregas.
Njësia Administrative Pezë
Problematikë dhe dëme në rrugë, stacionet e pompimit dhe sera, situata është nën kontroll dhe pa probleme.
Njësia Administrative Shëngjergj
Problematikë me shembje të rrugës kryesore dhe të urave përgjatë lumit Erzen.
Njësia Administrative Baldushk
Problematikë në segmentin e rrugës Mustafakoc-Kakunje, si dhe në segmentin e rrugës Veski-Parret-Shenkoll.
Njësia Administrative Krrabë
Problematikë me rrugën Velija në fshatin Mushqeta, pjesa tjetër pa probleme.
Njësia Administrative Bërzhitë
Problematikë në rrugën rurale Pashkashesh deri në Kllojkë, rruga rurale Mihajas deri në fshatin Lugë.
Njësia Administrative Zall Bastar
Problematikë me 2 ura të demtuara dhe disa rrugë fshatrash.
Njësia Administrative Farkë
Problematikë në përroin e Santariumit dhe Përroin e Farkës.
Njësia Administrative Petrelë
Problematikë me në urën Xheniere ne fshatin Qeha, pjesa tjetër pa probleme.
Operacionet që janë kryer dhe janë në proces
– Shpëtimin e jetës së banorëve që rrezikoheshin në disa zona te (Njësia 4) dhe evakuimi i tyre në zona të sigurta. Janë afërsisht rreth 35-40 familje të komunitetit rom.
-Zhbllokimi i rrjetit të kanalizimeve e kolektorëve të bllokuar nga mbetjet e ndryshme.
– Mbushja me inerte dhe gurë e pjesëve të gërryera në lumin e Tiranës dhe Lanës për evitimin e daljes nga shtrati.
-Heqja e ujrave nga bodrumet e përmbytura në zona të ndryshme të qytetit.
-Riparimi i rrjetit elektrik të dëmtuar në nënstacionin e Lundrës dhe pjesën e Bregut lumit Tiranës.
– Zhbllokimi e Pastrimi rrugëve të dëmtuara nga rrëshqitjet e rënia e gurëve në Lanabregas, Ndroq, Derje.
• Riparimi i defekteve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit (tubi kryesor në Paskuqan).
Sigal