Sigal

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se nga dita e sotme e disa ditë në vijim, pritet një mot i keq dhe me probleme për mjetet lundruese. “Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë, 2 janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga erë e fortë dhe temperatura nën zero. Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë.

Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme, që mund të vijnë si pasojë e motit të keq!”