Sigal

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pas paralajmërimit për ndjekje penale ndaj kompanive kontraktuese përgjegjëse për pastrimin e rrugëve, ka  zbritur në terren, në qarkun e Dibrës, për të monitoruar situatën e rrugëve të bllokuara nga reshjet e dëborës. Xhaçka,  kërkoi nga autoritetet vendore që të kontrollojnë punën e këtyre kompanive  dhe kontratat e lidhura me to.

E shoqëruar nga prefekti i qarkut, Nexhbedin Shehu dhe drejtori i përgjithshëm i EC, Haki Çako, Xhaçka u ndal fillimisht në aksin Skuraj – Burrel, ku është takuar edhe me efektivët e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale të Burrelit, të cilët sikundër qindra efektivë të tjerë në shumë qarqe të vendit po punojnë për hapjen e rrugëve apo ardhjen në ndihmë të banorëve në vështirësi.

“Situata, si kjo e ditëve të fundit nxjerrin në pah jo vetëm problemet dhe vështirësitë por edhe nevojat që kemi për të përmirësuar shërbimin karshi qytetarëve të vendit tonë. Dua të vlerësoj e falënderoj të gjitha strukturat e përfshira në përballimin e pasojave të motit të keq, në veçanti të gjithë ata efektivë e punonjës (FA, Policia, specialistë të emergjencës, shëndetësisë, OSSHEE, etj) që kanë zbritur të parët në terren e do jenë të fundit që do të largohen nga këto zona, deri në momentin kur vështirësitë të kenë kaluarPërgjegjshmërinë e mijëra efektivëve e specialistëve nuk e ndeshim nga firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtyre ditëve të vështira.

Këto kompani paguhen me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe situata që kemi konstatuar nuk është më e mira e mundshme. Unë i bëj thirrje ARSH-së, i bëj thirrje bashkive, të cilat lidhin kontrata me firmat mirëmbajtëse kryesisht për rrugët rurale apo ato rrugë, të cilat lidhin fshatrat dhe qytetet me njëri-tjetrin që të ushtrojnë një kontroll shumë më të mirë, mbi këto kontrata dhe mbi punën e këtyre firmave kontraktuese, për të mos t’ju mohuar qytetarëve shqiptarë atë shërbim për të cilin këto firma janë kontraktuar”, tha Xhaçka.