Moti i keq me reshje të shumta ka përfshirë gjithë vendin, OSHEE në gatishmëri

86

Moti i keq me reshje të shumta ka përfshirë gjithë vendin, çka ka bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ngrejë Shtabin Qendror të Gatishmërisë dhe ato Rajonale, për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike, të të gjithë abonentëve.

Në gjithë territorin, funksionojnë grupet e gatishmërisë për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive. Janë mbi 1500 punonjës të OSHEE në gatishmëri

Deri me 13:30 12 fidra janë jashtë pune, ku 98% prej tyre janë të shtrirë në zona të thella rurale dhe malore.

Në Tiranë, gjendja në disa lagje në brendësi të Kopshtit Botanik u normalizua shumë shpejt, përfshi dhe një pjesë të Mëzezit.

Në Lezhë, po punohet për fidrin e Gjadrit, që siç duket nga fotot është dëmtuar. Gati 80% e banorëve kanë marrë energji elektrike

Aktualisht zonat pa energji për shkak të motit janë:

Rajoni Tirane: Pjesërisht Mullet, pjesërisht Sauk dhe pjesërisht Bërzhitë.

Rajoni Durres: Fshatrat Larushk, Zeze, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikel, Shelqet, Magaze. Germenj,/Kavaje

Rajoni Kukes: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj /Kukes

Rajoni Elbasan: Funar, Pjeserisht Godolesh, Pjeserisht Komuna Pishaj

Rajoni Gjirokastër: Memaliaj
pjeserisht/Tepelene; Zagori/Gjirokaster.

Rajoni Shkoder: SMT, lagjia Ish bonifikimi (qytet Lezhe), Ishull Lezhe, Barbulloje, Rrethina Lezhe;

Rajoni Burrel: Zona e ish Komunes Fan/Rreshen

Grupet e gatishmërise po punojnë per riparimin sa me shpejt te difekteve ne fiderat dhe linjat e mbetur.
Fidrat qe furnizojne spitalet, objektet te pushtetit qendror, vendor dhe konsumatore te rendesise te vecante jane te gjithe ne pune. Aktualisht te gjithe hidrovoret jane ne pune. Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane ne skeme normale furnizimi me energji elektrike

GJithashtu OSHEE vë në dispozicion edhe numrat e telefonit ku mund të telefonojnë qytetarët në rast mungese apo defektesh të energjisë elektrike.