Moti i keq, lumi rrezikon rrugën “Paqësori” në Kamëz

583
Reshjet e shiut që përfshinë Tiranën javën e kaluar dhe që kanë vijuar edhe sot kanë bërë që lumi i Tiranës që kalon në rrugën “Paqësori” në Kamëz të rrezikojë rrugën. Fryrja e lumit të Tiranës në këtë zonë ka gërryer shtratin, duke bërë që t’i afrohet edhe më shumë rrugës, duke e rrezikuar të shembet. Banorët e zonës janë shumë të shqetësuar, ata thonë si është njoftuar edhe bashkia e Kamzës, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Sigal