Moti i keq lë pa energji 12 mijë banorë në qarkun e Elbasanit. Akset problematike nga bora

651
Moti i keq që ka ‘mbërthyer’ pothuajse qarkun e Elbasanit ka lënë pa energji elektrike rreth 12 mijë abonentë. Shkak i kësaj situate janë bërë erërat e forta, stuhive dhe ngricave, ndërsa janë shkëputur përcjellësit dhe dëmtuar shtyllat e tensionit të mesëm e atij të ulët në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Prrenjas, Elbasan dhe Gramsh. Aktualisht në terren ndodhen prej 24 orësh 170 punonjës dhe dhjetra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.
Që prej të hënës nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbetën pa energji elektrike 30.000 abonente nga 110.000 që ka Qarku Elbasanit. Raportohet se dje u rikthye energjie 8.000 abonentëve. Ndërkohë vazhdon të jetë mjaft i vështirë qarkullimi në aksin Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë ka 50-60 cm dëborë.
Aktualisht sipas EC rruga është e hapur pasi dje u punua gjatë gjithë ditës por qarkullimi është i mundur vetëm me zinxhirë. Ndërkaq mjaft segmente të rrugëve rurale janë të rrezikshëm për shkak të mbizotërimit të ngricave, pasi zonat malore janë të mbuluara nga dëbora.
Sigal

0a83fe6b-9f92-4326-bc16-6ed1074a820d

96a411a2-4545-4a3c-9bec-5d094ac359a5

d4dbbc7c-42b9-45e9-ac3c-e49651c0edd5

eb852f2b-96aa-4da4-9760-de3e8ff7c4d4