Moti i keq, kreu i Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve: Minimizoni lëvizjet

56

Autoritetet
iu bëjnë thirrje qytetarëve të evitojnë dhe minimizojnë lëvizjet për shkak të
motit të keq dhe rrezikut me të cilin mund të përballen. Në një lidhje
telefonike për “News24”, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Gjika bëri
një rezyme të situatës së rrugëve nacionale në vend, ndërsa tha se mbi 94
kompani të kontraktuara po punojnë që akset kryesore të jenë të kalueshme.

“Rruga
e Kombit e kalueshme me zinxhirë. Borëpastrueset janë duke punuar. Drejtuesit e
mjeteve të evitojnë lëvizjet dhe në rastet kur duhet të udhëtojnë të përdorin
zinxhirët. Qytetarët të informohen për gjendjen e akseve. Kemi kontaktuar mbi
94 kompani që operojnë sipas rasteve të caktuara dhe mbulojnë kontratat e
mirëmbajtjes”, deklaroi Gjika,

Po
kështu edhe kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se mbi 70% e
territorit është mbërthyer nga bora dhe akulli. Ai deklaroi se deri në datën 10
janar situata do të shkojë drejt përkeqësimit.

 

“Bora
ka prekur dhe zonat bregdetare si Durrësi, apo edhe në Fier. Në lartësitë mbi
200 metra mbi nivelin e detit, trashësitë e dëborës janë nga 20 cm deri në 120
cm. Fenomeni më problematik ka qenë kthimi i dëborës në akull pas mesnatës çka
ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Edhe në rrugën e Kombit. Në tunelin e
Kalimashit varion nga 25-30 cm. Aktualisht Rruga e Kombit është e kalueshme. Ka
pasur prezencë akulli, por kompanitë kanë punuar për të sjellë levizshmërinë.
Akset më problematike në bashkinë e Pukës. Apeli, qytetarët të minimizojnë
lëvizjen. Me emergjencat civile mbrëmë kemi siguruar kalueshmërinë e
ambulancave nga Kukësi në Tiranë. Kemi njoftuar shtabet e emergjencave. Deri në
datën 10 janar situata drejt përkeqësimit”, tha Prençi.