Moti i keq, 20 mijë abonentë në Elbasan pa energji elektrike. 170 punonjës të OSHEE në terren

810
Rreth 20.000 mijë abonentë vazhdojnë të jenë pa energji për shkak të motit të keq ne të gjithë qarkun e Elbasanit. Aktualisht në terren janë 170 punonjës dhe dhjetëra mjete të OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.
Mbrëmë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbeten pa energji 30.000 abonentë nga 110.000 që ka qarku i Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut -Steblevë ka 60 cm dëborë.
Sigal