Moti i ftohtë/ Reshjet e dëborës në Korçë e Librazhd, probleme me qarkullimin e mjeteve në disa akse

928
Reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë natës kanë mbuluar fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit, ku trashësia arrin deri në 10 cm. Situatë problematike paraqitet në aksin Lunik-Steblevë pasi në fshatin Zgosht ka patur rrëshqitje të tokës.
Nga moti i keq me stuhi u krijuan probleme të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të Librazhdit. Gjatë natës u ndërhy në aksin kombëtar Prrenjas-Qafë Thanë ku tashmë rruga është e kalueshme.
Edhe në rajonin e Korçës janë krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve si pasojë e reshjeve të dendura të borës gjatë natës.
Në aksin Korçë-Kapshticë, Liqenas-Dogana e Goricës ka prezencë të madhe të ngricave dhe qarkullimi është i vështirë. Akset Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të kalueshme vetëm me përdorimin e zinxhirëve. Në portin e Vlorës mbetet i pezulluar lundrimi detar për shkak të motit të keq me reshje dhe erë të fortë.
Ndërsa në Durrës ka patur vonesa të nisjes së tragetit për në Bari. Gjithashtu trageti në Portin e Durrësit pritet të ankorohet më shumë orë vonesë për shkak të dallgëve deri në 9 ballë.
Sigal