Moti i ftohte – Korça zgjohet me borë e ngrica, i bllokuar aksi Ersekë – Leskovik

1095
Sigal

Në Qarkun e Korçës kanë
filluar rreshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë
të akullit.

Të gjitha akset rrugore
janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili
aktualisht rezulton i bllokuar nga debora.

Akset e kalueshme me
zinxhirë.

Korçë -Voskopojë –
Dardhë;

Korçë – Qafa e Qarrit ,
Korçë- Goricë;

Pogradec – Qafë Plloçë,

Pogradec- Qafë Thanë;

Korçë-Devoll-Kapshticë;

Ersekë-Qafë Qarri

Policia e qarkut të
Korçës informon se policia Rrugore është në gadishmëri dhe monitorim të
vazhdueshëm të lëvizjes së automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të
mjeteve.

Gjithashtu u bëhet
thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme,
dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.