Moti/ Bashkë me gushtin vjen i nxehti afrikan. Ja kur do rikthehen shirat

583
Për të gjithë ju që nisni sot pushimet, përgatituni për mbrojtje maksimale në plazh, pasi rikthehet i nxehti afrikan. Territori shqiptar do të preket sërish nga temperaturat e larta duke filluar nga dita e sotme.
E marta dhe e mërkura janë dy ditë ku do të dominojnë masat ajrore të nxehta e të thata që vijnë nga kontinenti Afrikan drejt Europës Jugore, të cilat sjellin kthjellime dhe temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë.
Kështu temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë që prej mëngjesit të sotëm, po ashtu mesdita ka një rritje prej 1 – 2 gradësh në të gjithë territorin duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 40 gradë C. Dita e nesërme nuk pritet të sjellë ndryshime të temperaturave duke ruajtur maksimumin në rang vendi në vlerat 40 – 41 gradë C.
Orët e pasdites sjellin vranësira kalimtare në zonat malore por pa mundur të gjenerojnë shira.
Por situata pritet të ndryshojë në datën 6 gusht. Ndonëse jo në të gjithë territorin Meteoalb, parashikon reshje shiu gjate dt. 6 – 8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në dt. 10 – 12 gusht.
Në terma afatgjatë: Pritet që Gushti 2017 të mbetet i thatë por sigurisht që do të ketë 2 – 3 ditë me reshje të pakta.
Sigal