Mot premtues për pushime, temperatura deri në 40 gradë në gjysmën e parë të gushtit

600
Sigal

Mot i kthjellët dhe i nxehtë, si dhe ditë më të thata dhe më të nxehta na presin në gjysmën e parë të gushtit. Deri nga data 15 gusht, moti do të jetë i kthjellët në Perëndim, por me rrebeshe të izoluara shiu gjatë mbrëmjeve në zonat malore.

Ajo çfarë vlen të theksohet mbi situatën sinoptike, është se pritet një tjetër goditje e të nxehtit nga data 7 deri në datën 14-15 gusht, periudhë e cila do të sjellë edhe temperatura mbi 39°C.

Më problematike do të jenë zonat Shkodër-Lezhë, Tiranë-Elbasan, Berat-Kuçovë dhe Gjirokastër.