Mosdeklarimi i pasurisë/ ILDKPI gjobit 17 zyrtarë

623
Sigal

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur 17 zyrtarë për mosdeklarimin e pasurisë.

Vendimi është marrë në bazë të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, dhe ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

ILDKPI vendosi masa administrative “gjobë”, deri në shumën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për subjektet e mëposhtëm:

Izmir Abdija, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore,Tiranë

Bajazit Karriqi, për funksionin Kryetar Bashkie, Prrenjas

Myfit Duriçi, për funksionin Kryetar Bashkie, Bulqizë

Rrok Nika, për funksionin Drejtor, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Tiranë

Rexhep Hysaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Shkodër

Alfred Qafa, për funksionin Kryetar Bashkie, Fushë Arrëz

Ilir Krosi, për funksionin Kryetar Bashkie, Peshkopi

Agim Repishti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë

Arben Meshi, për funksionin Drejtor, Dogane, Morinë

Krenar Canollari, për funksionin Kryetar, Njësia Bashkiake Nr.6, Tiranë

Mark Miri, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Lezhë

Petrit Sulaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Tiranë

Klevis Limaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Medias Audiovizive

Fatbardha Majushi, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier

Gjinovefa Llanaj, për funksionin Drejtor, Spitali Psikiatrik Vlorë

Shkelqim Musaraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier

Ilirjan Nazeraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.