“Mos na nxirrni në mes të katër rrugëve”, banorët e Astirit peticion drejtuar institucioneve kryesore të vendit

610
Sigal

Banorët e Astirit po mbledhin firmat e të gjithë qytetarëve që preken nga prishja e banesave. Të gjithë ata së bashku do t’i dërgojnë një peticion, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit, Presidentit, deputetes së zonës Blerina Gjylameti, ministrit të Infrastrukturës Gjiknuri, ambasadës amerikane dhe Avokatit të Popullit.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim nga ana e shtetit për banesat që do shemben. Ndër të tjera ata theksojne se nuk janë kundër ndërtimit të Unazës së Re, por kërkojnë dëmshpërblim të drejtë për të gjithë ata.

Kërkesat në peticion

Me anë të këtij peticioni kërkojmë

Të mos na nxirrni në mes të katër rrugëve pa na dëmshpërblyer

Të kompensiohemi nga kompanitë respektive Private ashtu siç ka ndodhur me banesat e krehat të tjetër të rrugës ku do të bëhen prishjet.

Të dëmshpërblehemi  në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizme dhe ata që nuk kanë legalizme se kemi 25 vite që jetojmë dhe kemi dhënë kontributin tonë në këtë komunitet.

Ne jemi pro ndërtimit të Unazës së re, por nuk jemi dakord që shteti apo privati si në rastin tonë, të mos na dëmshpërblejë, pasi  këto 325 objekte janë edhe pjesë e Republikës së Shqipërisë. Kemi besim se institucionet e këtij vendi do të reagojnë duke marrë masat e duhura për kompensimet e banorëve të këtij aksi.