“Mos guxoni”, Mustafa Nano i përvishet Erion Braçes: Gjuha që përdorni është e rëndë. Kush jeni ju që kërcënoni?

939
Sigal

Analistin Mustafa Nano jemi mësuar që ta shohim në debate me politikanë në studio televizive, por këtë herë ai ka replikaur me Erion Braçen në Instagram.

Ka qenë një postim i zv. kryeministrit sot në mëngjes që ka ngacmuar Nanon, i cili e ka kritikuar. Nano në komentin e tij shkruan se  gjuha e përdorur nga Braçe është shumë e rëndë dhe e papranueshme dhe ai nuk është askush që të kërcënojë njerëzit.

Mustafa NanoZoti zv. Kryeminister, gjuha qe ju perdorni eshte teper e rende dhe e papranueshme. Kush jeni ju te thoni qe njerezit do i presi izolimi i perjetshem? Pse perpiqeni te frikesoni njerezit me genjeshtra te tilla? Ku bazohet ky motiv izolimi kur neni 38 i Kushtetutes shprehet qarte qe askush smund te pengohet te dale lirisht jashte shteti? Nuk ju takon juve te vendosni apo te paracaktoni denimin e njerezve apo te beni Kasandren neper rrjete sociale duke parashikuar te ardhmen”, shkruan Nano në koment.

Erion Braçe: Me ndjeni por ose kam qene une i paqarte, ose jeni keqjuptuar. Izolimi nuk vjen prej meje, as prej ndonje gjykate vendase. Izolimi vjen edhe ne rastin kur une, zoti “kolonial” i nje vendi jashte Shqiperise, ndaloj hyrjen ne vendin tim te atyre qe kryejne krime zgjedhore. Kjo eshte thene ne anglisht dhe eshte perkthyer ne shqip disa here brenda ketij muaji. Pa te jete per ketu jam i qarte qe sndodh asnjehere. Ju thashe, shteti paguan ketu te gjithe ata qe duan te rrezojne themelet e shtetit!

Mustafa Nano: Faleminderit qe moret mundimin ta sqaroni kete pjese qe per mendimin tim mund te interpretohej nga njerezit qe shohin postimin tuaj si nje mase e qeverise perderisa ju jeni pjese e saj.

Erion Braçe: Me ndjeni po ku e ka tager Qeveria kete? Kur ka folur Qeveria per kete? Deri tani per kete kane folur shume qarte amerikanet referuar ligjeve te tyre.

Mustafa Nano: Ju zoti zv. Kryeminister ne fjalite tuaja nuk shpreheni qartesisht izolim i perjetshem nga SHBA, dhe ju e dini shume mire qe levizja e lire e shqiptareve nuk eshte vetem drejt SHBA-ve por ne cdo vend te mundshem ku pranojne vizitore apo dhe njerez te afte per pune. Mendimi im eshte qe kjo deklarate e juaja krijon sadopak nje fryme frike per sa kohe ju nuk e shprehni qartazi se nga kush shtet apo institucion do vije izolimi.

Erion Braçe: Me vjen keq por ne postimin tim ka fjali te tjera shume te qarta, te cilat, sjellin ne vemendje situaten kriminale qe gatuhet ne nje qarkore e qe synon te eleminoje nje te drejte kushtetuese bazike: te drejten per te votuar! Ky eshte problemi!
Ky problem kombetarisht trajtohet sipas ligjit, ligjeve ne fuqi dhe asgjeje tjeter;
Por ky problem trajtohet eshe nderkombetarisht sipas ligjeve te vendeve qe kete te drejte-te drejten per te votuar e kane po kaq bazike. Ata kane folur! Kush ka pare lajmet ne kete vend e ka te qarte. Kush jo, sbesoj se ka kohe ta mesoj prej meje, duhet te jete i zene me punet e tija dhe mire ben.

Braçe sot në postimin e tij shprehej kundër opozitës dhe shtonte se socialistët ditën e zgjedheve do të ishin në të gjithë Shqipërinë. Por demokratët nuk do të përballeshin me ta, por me ligjin. Më tej zv. kryeministri shkruan se asnjë demokrat të mos guxojë që të shkelë ligjin atë ditë.