Mos dilni pa çadër sot! Shi në gjithë vendin, e borë në verilindje. Ja si është parashikuar moti për sot

505
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.

Mësohet se gjatë ditës së sotme do të priten reshje mesatare shiu kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të dobëta në qarqet e tjera. Në qarkun e Shkodrës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër deri lokalisht mesatare.

E teksa në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, në verilindje të vendit reshjet priten të jenë në formë bore.

Sa i përket temperaturave përgjatë ditës së sotme, ajo minimale në bregdet pritet të jetë 9 °C, ndërsa ajo maksimale 15 °C. Në vendet e ulëta temperaturat do të variojnë nga 8 -14 °C, dhe në vendet malore: 2 / 9 °C.

Ditën e sotme, eta pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë.

Postimi i plotë: