Mos dilni nga shtëpia pa lexuar motin më parë/ Ja çfarë parashikohet

625
Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, do të kemi mot të vrenjtur të shoqëruar nga shira dhe shtrëngata të forta, ndërkohë që në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.
Për sa i përket temperaturave, ato do të jenë konstante.
Ja parashikimi i motit:
Nesër (e mërkurë, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13
në vendet e ulëta: 7 / 11
në vendet malore: 0 / 5 °C.
ERA
Sot (e martë, dt.20) dhe nesër (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Sigal