Mos bëni plane, shihni si do të jetë moti nesër në Shqipëri

1395
Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit kanë shënuar temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu.
Në këtë muaj temperaturat përgjithësisht fillojnë dhe bien, shirat shtohen kështu që duhet të merrni masat e duhura.
Ditën e enjte mësohet se temperaturat do të pësojnë rrritje në disa zona ndërsa pasditja do të jetë me kthjellime.
Të enjten territori mbetet me kthjelime deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore – verilindore.
Pasditja dhe mbrëmja vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore .
Era do fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 – 3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.
Sigal