Mori ryshfet, pezullohet inspektori i doganës së Hanit të Hotit

584
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra inspektorin e doganës së Hanit të Hotit, Muhamet Toka, i cili akuzohet për ryshfet. Toka është filmuar duke favorizuar mjetet të kalojnë pa radhë në doganë. Ka nisur procedura për përjashtimin e tij nga Policia e Shtetit. Inspektori Muhamet Toka akuzohet për shkelje të “Kodit të Etikës” dhe për “korrupsion pasiv”.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast. Policia e Shtetit gjen rastin të falenderojë edhe njëherë mediat dhe garanton se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi me detyrën”, thuhet në një njoftimin e Policisë së Shtetit.
Sigal