Mori peng të birin, lihet në burg babai me probleme mendore

564
Sigal

Ndaj Admir Duros, 42-vjeçarit që mbajti peng djalin e tij për orë të tëra, u vendos masa e ‘arrestit me burg’.

Gjykata vendosi masën që kërkoi prokurori Olgert Rumnici, ndonëse pala mbrojtëse kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë të shëndetit mendor.

Por kjo nuk u mor parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa.

Dhe në sallën e gjyqit, Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë këto probleme.

Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen “30 Vjetori”, ku 42-vjeçari mbajti peng për orë të tëra djalin e tij 17-vjeçar nga frika mos e braktiste. Më pas, ai hipi në soletën e pallatit, ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë.