Mori 2000 Euro për një të burgosur, KLD pezullon nga detyra gjyqtaren

585
Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për ekzekutimin e vendimit të gjykatës ndaj një gjyqtareje.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurimit personal të “pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Pas diskutimeve, KLD-ja vendosi pezullimin e përkohshëm nga detyra të gjyqtare, deri në përfundimin e procedimit penal në ngarkim të saj.
Sigal