“Moratoriumi i gjuetisë e pyjeve s’ka funksionuar. Kafshët shiten online dhe balsamosen në lokale”

740
Gjuetia e paligjshme dhe shitja e tyre online është ndër shkeljet më raportuara nga qytetarët si krim mjedisor. Por mefshtësia e institucioneve përgjegjëse pas bërjes prezente të rasteve ka sjellë jo vetëm mosndëshkimin e shkelësve të ligjit por edhe një shumë të konsiderueshme të ardhurash të munguar në buxhetin e këtyre institucioneve.
Speciet e rralla të cilat mbrohen me ligj dhe nuk lejohet të vriten apo mbahen në robëri, jo vetëm që janë pre e të shtënave të armëve por së fundmi janë edhe një mundësi përfitimi të shumave monetare duke i nxjerrë në ankand në internet për shuma të caktuara. Ja disa nga rastet ku shkeljet e ligjit shtrihen nga veriu në jug të vendit.
Këto gjetje janë denoncuar nga qytetarë në portalin e dedikuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në harkun kohorë të një viti.
Moratoriumi i gjuetisë dhe ai pyjeve janë ndër ligjet më të shkelur në harkun e një viti në Shqipëri. Jo vetëm kaq por denoncimet e qytetarëve flasin edhe për vrasjen apo kapjen e disa kafshëve të rralla dhe nxjerrjen e tyre në faqe online për të marr një çmim të kënaqshëm, pavarësisht se shkelja e bërë dënohen me gjobë deri në 5 milionë lekë.
Të gjitha këto raste janë denoncuara nga qytetarët por reagimi duket se ka qenë i pakët nga institucionet përgjegjëse.
Sigal